Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sekuestrimi i vilave në Hamallaj dhe Palasë, Ahmetaj ankimon vendimin e GJKKO-së

Sekuestrimi i vilave në Hamallaj dhe Palasë, Ahmetaj ankimon vendimin

Ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri, Arben Ahmetaj ka ankimuar vendimin e GJKKO-së për sekuestrimin e pronave.

Ahmetaj ka dorëzuar ankimimin përmes avokatëve të tij. Bëhet fjalë për dy vila një në Hamallaj në emër të bashkëjetueses dhe një në Palasë në emër të ish-bashkëshortes.

Apeli i GJKKO rrëzoi pak ditë më parë ankimimin e Ahmetajt për kontrollin në dy banesat, të cilin ai e quante të jashtëligjshëm.

Sipas AHmetajt, SPAK duhej të kishe marrë autorizimin nga Kuvendi për të ushtruar kontroll në dy banesat në Hamallaj dhe Palasë. Kontrolli erdhi pasi SPAK e shpalli zyrtarisht të pandehur AHmetajn.

Mbi të rëndojnë tre akuza: “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.  

Të fundit