Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Serbia duhet të kërkojë falje”, Rama: Dialogu me Kosovën është shah, jo boks

“Serbia duhet të kërkojë falje”, Rama: Dialogu me

Pas kthimit nga vizita zyrtare në Prishtinë, kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës, pasi kjo e fundit vendosi reciprocitetin e targave.

I ftuar në Open në Top Channel, Rama tha se dialogu me Serbinë është shah jo boks.

Dialogu me Serbinë është shah jo boks, kjo është shah,  janë dy gjëra shumë të rëndësishme, e para Kosova e ka fituar luftën. Aty del një gjeneral që mbështet manovrat që t’i japë zemër që t’i japë zemër bijve të Serbisë. Ai është një fantazmë që zgjohet dhe ju flet veshëve dhe mendjes atyre që janë të verbër komplet që djegin qendrën e regjistrimit të targave”, tha Rama.

Po ashtu, Rama tha se “Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës” por kjo nuk vjen pa dialog tha ai nga ana e Kosovës.

Ai insistoi edhe njëherë se Kosova duhet të behet pjesë e Open Balkan.

"Së pari që Serbia duhet të kërkojë falje, nuk diskutohet, pyetja është kur dhe si, duke qëndruar në pozitë pasive apo në një proces. Ajo nuk ka shkon, por ajo vjen në vazhdë të marrëveshjes. Kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Çështja është cili është interesi i shqiptarëve, të rrimë të barrikaduar apo të përfitojmë sa më shumë që të rrisim mirëqenien.
Ballkani i hapur është procesi i Berlinit i marrë përsipër nga ne vetë. Serbia do kërkojë falje se nuk ka ku shkon.
Ata janë në tavolinë prej vitesh. Kjo është cështje e dialogut, unë mendoj që cuarja e forcave speciale ka bërë efektin, ka garantuar sigurinë, e ka ngrit problemi, tani ata duhet të tërhiqen dhe serbët duhet ti heqin avionët për shoë, dhe ta marri fjalën politika dhe dialogu.
Krijimi i një atmosfere pozitive e ndihmon dialogun, kurse barrikadimi bën këtë , që serbët të vazhdojnë të bëjën viktimën. Tani dy rrugë janë , a do sjellim paqen apo do jetojmë në psikozën e një lufte imagjinare”, tha Rama.

Të fundit