Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sesioni i 77-të i Asamblesë së OKB, Rama dhe Xhaçka udhëtojnë drejt SHBA

Sesioni i 77-të i Asamblesë së OKB, Rama dhe Xhaçka

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të marrë pjesë në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Së bashku me Ramën është edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka e një sërë zyrtarësh të tjerë.

Gjatë qëndrimit në New York, ministrja Xhaçka do të mbajë disa takime dypalëshe me homologët nga Japonia, India, Finlanda etj.

Ministria e Jashtme bën me dije se gjithashtu do të marrë pjesë në disa evente të nivelit të lartë si takimi i Komisionit të Partneritetit Karta e Adriatikut- ShBA, takimi ministror i Grupit Feminist për Politikë të Jashtme, simpoziumi Gratë, Paqja dhe Lidershipi, Arritja e Paqes dhe Sigurisë së Qëndrueshme përmes Lidershipit të Përgjegjshëm ndaj Gjinisë.

 

Të fundit