Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sfidat e energjisë, Rama: Gjetëm një sistem të falimentuar. Tregon paralajmërimin e Donald Trump

Sfidat e energjisë, Rama: Gjetëm një sistem të falimentuar.

Kryeministri Edi Rama në tryezën me fokus sfidat e energjisë, pretendoi se kur erdhi në pushtet gjeti një sistem energjitik të falimentuar.

Sipas tij, vetëm gjysma e faturës së energjisë elektrike paguhej, ndërsa pjesa tjetër humbiste. Duke diskutuar mbi mundësitë e sigurimit të gazit, ai theksoi se pret ndihmë në formën e investimeve nga Azerbajxhani, ku zhvilloi disa takime, dy javë më parë.

Gjatë një takimi me një grup kompanish në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, Rama solli në vëmendje një paralajmërim të ish-presidnetit Donald Trump mbi rrezikun e varësisë së gazit rus.

“Disa ditë më parë vizitova Presidentin Aliev dhe me kënaqësi dëshmova, në fjalë të tij interesin që ka për t’u përfshirë në tubacionin Jonanio-Adriatik. Mund të jetë një energji e re për Europës që të sa më shpejt të jetë e mundur të përfitojë pavarësinë prej gazit rus.

Në anën tjetër, me shumë kënaqësi dëshmova progresin e shndërrimit të termocentralit të Vlorës, në një impiant të përpunimit të energjisë. Dëshmoj shumë gjëra që po ndodhin në energjinë diellore në Shqipëri. Është bërë goxha punë masive, për ëndrrën e gjatë të hidrocentralit të Skavicës që do të rrisë prodhimin e energjisë.

Do na lejojë të na japë një shtytje përpara drejt pavarësisë energjitike. Të tëra këto së bashku tregojnë një potencial konkret për ta bërë Shqipërinë në prodhimin e energjisë neto.

Vetëm disa vite më parë kur na është dashur të marrim përsipër një sistem energjitik të falimentuar, ku vetëm gjysma e faturës së energjisë elektrike paguhej, dhe gjysma humbej. Mungesë investimesh që e karakterizonin sektroin tonë prej vitesh.

Dua të kujtoj këtu ish-presidentin Donald Trump, gjatë një takimi që patëm në NATO, ai mbajti një fjalim të gjatë se sa e rrezikshme do ishte të mbështeteshe tek gazi rus. Ai shtoi se sa keq do të ishte të gjenin më të mirin më mjedisorin e gazit amerikan. Koha na solli të përballemi me këtë varësi të gazit. Investimi për të dalë jashtë, për të kapërcyer. Nuk flitet për para, por për investime që kërkojnë kohë, jemi këtu që të vrapojmë sa më shumë pa humbur kohë”, tha Rama.

 

Të fundit