Flash News

Ditari i Maxhorancës

SHBA sulmoi Venezuelën, reagon Ministria e Jashtme: Shqipëria mbështet aksionin amerikan

SHBA sulmoi Venezuelën, reagon Ministria e Jashtme: Shqipëria

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtmeka shprehur mbështetjen e Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

“Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale”, shkruan ministrja Elisa Spiropali.


Postimi i Spiropalit në X:

Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.


Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.

Populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës.

Si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.

Të fundit