Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Shefi i Pfizer-it vjen në Shqipëri, "i befasuar" nga Rama; kryeministri: Bourla s'është një ballkanas tipik
Shefi i kompanisë Pfizer Albert Bourla erdhi në Shqipëri paraditen e sotme, ku pa nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit.
I shoqëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ai vizitoi dhe qendrën e vaksinimit që ndodhet në mjediset e stadiumit "Air Albania".
Më pas ata patën një prononcim për mediat, por kryeministri Edi Rama nuk pranoi që gazetarët të bënin pyetje. Rama i shprehu mirënjohjen Bourla-s për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në sigurimin e vaksinave anti-Covid.
“Na hapi derën në momentin më të vështirë kur ne shkuam në New York për të trokitur në derën e Pfizer në kushtet kur nuk kishim asnjë perspektivë të qartë. Folëm gjatë në New York dhe edhe pse nuk na premtoi aty për aty që çështja do të zgjidhej na dha fjalën që do bënte gjithçka për ta zgjidhur.
Falë angazhimit të zotit Bourla mundëm t’i merrnim vaksinat më parë se të tjerët. Dua t’ia shpreh në sy të tij dhe të opinionit publik, mirënjohje pafund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës së qytetarëve”, tha Rama.
Ky i fundit me batutë tha se edhe Bourla nuk është një ballkanas tipik, pasi nuk e konfirmoi që në fillim ndihmën.
"Dua të shtoj edhe pse origjinën e keni nga Ballkani nuk jeni një ballkanas tipik. Kur thashë këtë gjë, thatë po, nuk ju premtoj por do bëj më të mirën. U thashë jam i sigurt që do e mbaj fjalën, sepse po të kishte thënë menjëherë “po” do ishte sa për të na…", shtoi Rama.
Ndërkohë shefi i "Pfizer-it" deklaroi para gazetarëve shqiptarë se Rama shkoi në New York në kushte shumë të vështira, duke shprehur befasinë nga argumentat që përdori kryeministri për të siguruar dozat anti-Covid.
"Nuk do tju harroj kurrë që erdhët në New York në rrethana shumë të vështira. U befasova shumë, sepse shumë lidera e ndërmarrin ketë udhëtim. Por t'ju shihja ju që erdhët dhe përdorët argumente për marrjen e dozave të para ishte shumë befasuese. Unë dua të them se s'do e harroj dhuratën që më dha një piktura të bërë nga vetë ai kur erdhi më vizitoi për herë të parë", u shpreh ai.