Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shembje me teknologji, Rama paralajmëron 'shkundjen' e IMT-së

Shembje me teknologji, Rama paralajmëron 'shkundjen' e

Pas një periudhe pause me shkarkimet dhe emërimet, Rama ka gati "valën e re" të aksioneve për kontrollin e territorit. Këtë herë edhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), policitë bashkiake dhe zyrat e planifikimit urban do të ndiejnë “shkundjen” që, sipas Ramës, do ta çojë punën “në një nivel tjetër”.

Ndryshe nga herët e tjera, tani në qendër do të jetë teknologjia: harta dixhitale, bazë vizuale mbi qytetet e mëdha dhe, siç paralajmëroi kryeministri, një kontroll i vazhdueshëm nga ajri për të identifikuar ndërtimet e paligjshme.

“Ashtu siç ka pasur një përshkallëzim të valës së lëvizjeve me drejtuesit nëpër bashkitë e qyteteve të mëdha ku ka nevojë për një shkundje për të kaluar në një nivel tjetër, do të ketë shtrirje të kësaj vale në strukturat e kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policite bashkiake dhe strukturat e planifikimit dhe zhvillimit urban. Por do të jetë teknologjia që do të vendoset në qendër. Tanimë e kemi të ngritur thuajse plotësisht të gjithë bazën e të gjithë vizuale mbi territorin e qyteteve të mëdha që janë afektohen nga ndërtimet e paligjshme”, u shpreh Rama.

Kujtesë për ata që menduan se betoni është i përjetshëm: operacionet e mëparshme të fadromave në Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër kanë treguar se aty ku nuk mbërrin urdhri, mbërrin ekskavatori. Opozita ndër vite ka akuzuar qeverinë për selektivitet në shembje, ndërsa qytetarët e prekur kanë denoncuar dëme dhe mungesë transparence.

 

Të fundit