Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shembjet te “5 Maji”/ Rama replikon me komentuesit: Fyerjet nuk janë argumenta

Shembjet te “5 Maji”/ Rama replikon me komentuesit: Fyerjet nuk

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për shembjen e banesave që preken nga rindërtimi dhe rikualifikimi urban përmes replikave me komentuesit në rrjetet sociale.

Një prej këtyre të fundit i shkruan Ramës se do mbetet në histori si njeriu që risolli dikaturën, ndërsa shton se ajo që po ndodh te “5 Maji” është jashtë çdo logjike njerëzore.

Rama i thotë se diktaturës në çdo moment është fyerje për viktimat e atij regjimi. Ai i drejton pyetjen se në cilën diktaturë shteti të jep shtepi, pasi të prish banesën pa leje.

“Në cilen diktature zonje shteti te jep shtepi pasi te prish banesen pa leje dhe sa te te ndertohet shtepia te mban me qera, ku, kur ka ndodhur dicka e tille? Fyerjet nuk jane argumenta, ndersa permendja e diktatures keshtu pa lidhje fare eshte fyerje per te gjitha viktimat e diktatures!”-shkruan Rama.

Kryeministri edhe më herët ka reaguar për këtë çështje në rrjetet sociale, ku thotë se banorët e kanë marrë atë çka u takon. Nga ana tjetër ata kërkojnë që shteti të mos i lërë në rrugë.

Shembjet te “5 Maji”/ Rama replikon me komentuesit: Fyerjet nuk

Të fundit