Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Reformë në shëndetësi", Rama: Arrestimi i katër infermiereve, lajm shumë i mirë

"Reformë në shëndetësi", Rama: Arrestimi i

Në konferencën me fokus "Shëndetësinë", kryeministri Edi Rama, komentoi edhe arrestimin e katër infermiereve të tjera të lidhura me skandalin "Tire" tek Covid-2.

Rama tha se ky është një lajm shumë i mirë dhe nxiti qytetarët të denoncojnë, ndërsa falenderoi edhe mediat për rastet e bëra publike.

"Tre pika kryesore duke filluar nga lajmi shumë i mirë i prangosjes edhe të katër infermiereve të tjera në kuadrin e hetimeve të thelluara që nisën pas denoncimit publik te një zonje përmes emisionit "Stop". Është një lajm shumë i mirë sepse është një mesazh shumë i qartë për qytetarët, të cilët nuk duhet të ngurojnë të denoncojnë", tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek reformimi i sistemit shëndetësor, teksa tha se spitalet do bëhen publike për të ofrur shërbim falas për qytetarët dhe në këtë mënyrë për t'i dhënë autonomi personelit shëndetësor.

"Thellimi i reformës së sistemit shëndetësor e kemi nisur e tani jemi në kushtet ku kemi një bazë për të hedhur hapin e madh për autonominë spitalore, motivimin e mjekëve dhe diversifikimit sipas përformancës edhe shpërblimit, edhe kalimi në tërësi në një fazë tjetër ku do të arrijmë që spitalët publike të funksionojnë me një logjikë që harmonizon shërbimin falas për qytetarët. Kjo është një ambicie që është e lehtë ta thuash por vështirë ta realizosh.

Ky projekt pilot do të jetë një burim shumë i rëndësishëm inofrmacioni dhe dijeje edhe për ne, në funxion të shtrirjes së modelit në të gjitha spitalet tona. QSUT është sot më mirë seç ishte, por do të fillojmë të hyjmë në fazën tjetër të reformës, për të dhënë autonomi për mjekët që të jenë aty si në pronën e tyre në kuptimin më të mirë të fjalës, jo në atë të shtetit që mbetet si në hije. Kjo duke garantuar shërbimin falas për qytetarët duke qenë spital publik. Spitali i Fierit do të jetë spital publik.  Si mund të bëhej shërbimi falas me spitale pa ilaçe pa ngrohje, ushqim, batanije dhe personel të keqshpërblyer", shtoi ai.

Të fundit