Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Sherifi do zbresë”, komentuesit i përmendin LaCivita-an, ja si reagon Rama

“Sherifi do zbresë”, komentuesit i përmendin LaCivita-an,

Në prag të çeljes së fushatës, Rama ka zhvilluar bashkëbisedimin “Sy m’sy” me ndjekësit e tij në Facebook, ku nuk kanë munguar edhe komentet në mbështetje të opozitës.

Një ndjekës i ka përmenduar Ramës Chris LaCivita-n, drejtuesin e fushatës së PD, për të cilin ka thënë “Sherifi do të zbresë në qytet”.

I rrituar, Rama e ftoi të presë 11 Majin, për të parë se kush do të bjerë dhe kush do të zbresë.

“Diell pas kodre kam parë dhe dëgjuar, por këtë se kisha dëgjuar, mbase ke dashur të thuash pas bregut, por nejse, të marrsha të keqen, s’po bëj asnjë koment, ja erdhën zgjedhjet dhe do ta shohësh kush do zbresë e kush do bjerë”, tha Rama.

Një tjetër i ka thënë se “Noc Rrokun do të merrni më 11 maj”.

“Ua kam thënë mos e cysni Nocin se sa më shumë e cysni aq më shumë do t’u dhëmbë 11 maji. Mos e cysni se do dilni shumë të trishtuar nga 11 maji, lëreni procesin të bëjë të vetën”, u shpreh Rama.

Të fundit