Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Rikonstruktimi i Sheshit të Flamurit”, Rama nga Vlora: Të rinjtë do të përfshihen në tregun global të punës online

"Rikonstruktimi i Sheshit të Flamurit”, Rama nga Vlora: Të

Në një bashkëbisedim me qytetarët e Vlorës, kryeministri Rama foli për punimet në sheshin e Flamurit dhe arsimimin e të rinjve në Vlorë.

I pyetur nga qytetarët nëse me ndërtimet e reja në sheshin e Flamurit do të ruhet trashëgimia, Rama u shpreh se përveçse do ruajë vlerat historike, ky shesh, do të kthehet dhe në qendër punësimi të të rinjve.

 “Rikonceptimi i sheshit të flamurit ka qëllim vlerësimin e elementëve historikë të sheshit. Është pjesa e trashëgimisë në ato godina. Është pjesa që ka të bëjë me atë zonën arkeologjike në shesh. Që ka të bëjë me varrin e Ismail Qemalit.

Karabinaja e Sulos është futur në procedurë shpronësimi për të transformuar pjesën tjetër në  një qendër publike e cila do të ketë funksione të ndryshme duke i ofruar hapësira të gjitha moshave me një bërthamë të rrjetit të inovacionit digjital që do i shërbejë të rinjve për të marrë kurse, për të mësuar kodimin, për t’u përfshirë në tregun global të punës online gjë që është e ardhmja për të rinjtë në aspektin e punësimit dhe ti vetëpunësohesh për të dhënë shërbime në një treg që sot që flasim ka 2.4 mln vende të lira pune”, tha Rama.

I pyetur nga një studente së çfarë do të bëjë qeveria për punësimin e të rinvje mbas universitetit, kryeministri tha se kjo është një temë shumë komplekse, dhe se qeveria ka bërë përpjekje për të punësuar studentë në administratë.

"Nje temë shumë komplekse, por disa gjëra të thjeshta duhen thënë, e para që ne kemi kaluar një fazë historike, dramatike sa i përket të ardhmes së rinisë, duke shthurur sistemin arsimor, duke hapur rrugë për arsimimin masiv në universitete, duke dhënë diploma pa shkuar fare në shkollë, e sot gjendemi me të rinj pa punë. Tregu nuk ka akses për aq shumë ekonomistë apo juristë, ndërkohë që ka kërkesë për teknologjinë e informacionit, mirëpo oferta është e dobët, por përtej kësaj, ne sot kemi një situatë më të mirë  në sistemin arsimor, por jo shumë të mirë.

Ende nuk e kemi vënë në kontroll gjithë fushën se vazhdon një tendencë e universiteteve për të insistuar në programe që në fund nuk japin akses në treg dhe rrisin numrin e të papunëve. Qeveria ka bërë përpjekjen e saj me thirrje për aplikime dhe marrë në punë studentëve me 9 apo 10, për t’u dhene dhe mundësinë nëse duan të qëndrojnë më tutje në administratë, të aplikojnë dhe për një vend pune”, shtoi Rama.

Të fundit