Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shezlonge falas pas orës 19:00? Kumbaro: Fotomontazh i rremë, s’e kam postuar kurrë

Shezlonge falas pas orës 19:00? Kumbaro: Fotomontazh i rremë,

Pak kohë më parë në rrjet qarkulloi një postim i ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, ku shkruante se shezlonget do të jenë falas pas orës 19:00.

E pyetur në ‘Wake Up’, Kumbaro tha se bëhet fjalë për fotomontazh, pasi vetë ministrja nuk e ka postuar kurrë diçka të tillë. Kumbaro thotë se fotografia është marrë nga faqja e saj e Instagramit dhe nuk është fare e Himarës.

Biseda:

Gazetarja: Siç ka reklamë të mirë, ka dhe të keqe, rrjetet sociale kanë gjithçka në dorë sot dhe është bërë virale kohët e fundit, një postim ku ju shpreheni se pas orës 19:00 shezlonget do jenë falas, ka diçka të vërtetë këtu?

Mirela Kumbare: Ku është ky postimi im?

Gazetarja: Pra është një montazh po thoni?

Mirela Kumbare: Ky është një fotomontazh që nuk ka ekzistuar kurrë, që nuk e kam postuar kurrë, që nuk e kam thënë kurrë dhe më vjen shumë keq të marrim kohë dhe hapësirë për t’u marrë me një shpifje të radhës. Shumë faleminderit që ma dhatë këtë mundësi, unë thjesht e injorova në fundjavën kur qarkulloi. Është thjesht një montazh i rremë që nuk ka ekzistuar kurrë. Fotografia që shohim është marrë nga faqja ime e Instagramit, nuk është fare e Himarës. Është plazh publik në Sarandë, Bashkia e Sarandës gjej mundësinë ta falënderoj dhe një herë, ishte e para që nisi modelin e një plazhi publik, të organizuar nga bashkia me çadra e shezlonge të vendosura nga bashkia, pa pagesë për pushuesit të cilët duan të rinë në një plazh publik dhe jo në një plazh të menaxhuar.

Të fundit