Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shfaqej kudo krah Veliajt, ky është Aurel Çuko, drejtori i Emergjencave Civile nën masë sigurie

Shfaqej kudo krah Veliajt, ky është Aurel Çuko, drejtori i

Aurel Çuko, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në bashkine e Tiranës, ishte një nga zyrtarët që  ekspozohej shpesh publikisht krah Erion Veliajt, para arrestimit të këtij të fundit më 10 shkurt.

Shfaqej kudo krah Veliajt, ky është Aurel Çuko, drejtori i

Për vite me radhë, Çuko shfaqej në çdo aktivitet, inspektim, inaugurim apo komunikim publik ku merrte pjesë Veliaj.

Shfaqej kudo krah Veliajt, ky është Aurel Çuko, drejtori i

Sot, vetë Çuko ndodhet nën masë sigurie, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë.

Sipas informacionit zyrtar të Prokurorisë, hetimet nisën pas denoncimit të qytetarit që pallati i tij u shemb nga IMT në janar 2021 pa njoftim zyrtar.

Shfaqej kudo krah Veliajt, ky është Aurel Çuko, drejtori i

Prokuroria zbuloi se në janar 2021 janë shembur 6 objekte nga Bashkia Tiranë, përfshirë pallatin nr.140, ndërsa në mars Këshilli Bashkiak miratoi fond për demolimin e 15 pallateve, përfshirë edhe ato që tashmë ishin shembur duke rezultuar në krijimin e dokumentacionit të rremë.

Hetimet treguan se kompanitë fituese të tenderit, “Arb&Trans-2010”, “KLAJGER Konstruksion” dhe “Maging Studio”, përfshinë punime të rreme dhe dokumente të falsifikuara, duke shkaktuar dëm financiar në buxhetin e Bashkisë Tiranë.

Punonjës të IMT-së, Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi, kanë hartuar preventivë pa dalë në terren, bazuar vetëm në dokumentet e Emergjencave Civile.

Po ashtu, zyrtarët e lartë të Emergjencave Civile, Aurel Çuko, A. Boriçi dhe Eleana Guçe, kanë firmosur dokumente të pavërteta, duke konsumuar veprat penale të falsifikimit dhe shpërdorimit të detyrës.

 

 

Të fundit