Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shfaqet krah Vuçiç, Rama publikon foto me liderët para samitit ‘Ballkani i Hapur’

Shfaqet krah Vuçiç, Rama publikon foto me liderët para

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto me liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pritet që nesër të zhvillohet në Maqedoninë e Veriut samiti i nismës Ballkani i Hapur, i cili do të mbahet në Ohër.

"Ohër, Samiti i Ballkanit të Hapur"- shkruan Rama, teksa shfaqet krah presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit boshnjak Zoran Tegeltija

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritani Abazoviç, kryeministri i Bosnjes, Zoran Tegeltija dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u pritën në një darkë zyrtare nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Ky i fundit u dha nga një dhuratë simbolike të ftuarve të tij.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar ftesën për tu bërë pjesë e Ballkanit të Hapur dhe është shprehur kundër kësaj nisme.

 

Të fundit