Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shifra rekord nga pandemia, Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja: Nga 1 dhjetori, mësim i alternuar në shkolla

Shifra rekord nga pandemia, Ministria e Shëndetësisë propozon
Në foto: Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Përkeqësimi dita-ditës i situatës pandemike ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë të marrë masa të reja për parandalimin e infektimeve.

Përmes një video-mesazhi, Manastirliu ka paralajmëruar se pjesa më e madhe e shkollave do të jenë online. Ministrja theksoi se nga data 1 dhjetor do të hyjë në fuqi zhvillimi i mësimit në mënyrë të alternuar, online dhe në bankat e shkollës.

“Siç e kemi përsëritur shëndeti juaj dhe i fëmijëve është i pari. Deri tani fëmijët nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë i infeksionit. Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga strukturat arsimore, gjë që është reflektuar dhe në shifra.

Por, për të minimizuar risqet gjatë kësaj periudhe, ku të pranishme janë edhe infeksione të tjera respiratore, kemi peshuar rëndësinë e ekuilibrit të mirëqenies dhe sigurisë së shëndetit të fëmijëve, dhe pas rekomandimit të Komitetit të Ekspertëve kemi vendosur:

T’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 dhjetor, të aplikojë skenarët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, fizikisht, të kombinuar me prani të mësimit në distancë (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore”, tha Manastirliu.

Ditari politik

Të fundit