Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Shiks i 97-ës”, Rama sulmon kreun e sindikatës së pedagogëve: S’ka shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese

“Shiks i 97-ës”, Rama sulmon kreun e sindikatës së

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj kreut të sindikatës së pedagogëve Sandër Kovaçi, pas deklaratave të tij lidhur me protestën e pedagogëve.

Në një status në rrjetet sociale, Rama e ka akuzuar atë si shiks në 1997 dhe se maskohet si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare

“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte!”, shkruan Rama në Twitter.

në një intervistë për News24, Kovaçi u shpreh se e ka për nder që ka punuar në atë institucion, SHIK-un e dikurshëm, duke theksuar se “kam kontribuuar për atë institucion për një periudhë më shumë se 2-vjeçare dhe kam punuar për atë kryeministër dhe ka marrë shpërblim ai departament për punën e shkëlqyer nga Rama. E quaj për nder që kam punuar në një institucion serioz dhe shpresoj që të jetë dhe sot një institucion serioz.”

 

Të fundit