Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkarkimi i Metës, deputeti i PS: Gjykata Kushtetuese duhet të na mbështesë

Shkarkimi i Metës, deputeti i PS: Gjykata Kushtetuese duhet të na

Gjykata Kushtetuese ka caktuar 18 janarin si datën e seancës, ku do të vendosë për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta.

Seanca mbahet pasi Parlamenti e ka shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit Ilir Metën nga detyra e Presidentit duke pretenduar se ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Për këtë, deputeti i PS, Arben Pëllumbi, i ftuar ditën e sotme në Zona Zero në Top Neës, ka kërkuar që Kushtetuesja duhet t’i mbështesë në këtë çështje pasi sipas tij presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës

“Parlamenti e ka shkarkuar sepse mendojmë se ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. Ne mendojnë që Kushtetuesja duhet të na mbështesë në këtë çështje. Nuk e dimë sa do të zgjasë, por në rast se vendimi i saj del para prillit dhe mbështet idenë tonë ne do të nisim nga puna për procedurat për zgjedhjen e një presidenti të ri”, tha Pëllumbi.

I pyetur nëse kanë aktualisht një emër për ta zëvendësuar, ai tha “ Nuk e kemi filluar diskutimin e kësaj çështje”.

 

Të fundit