Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkarkimi i Metës/ Hyseni kërkon objektivitet: Të gjykojmë përtej emocioneve; Bushka: S'ka nevojë për prova të reja

Shkarkimi i Metës/ Hyseni kërkon objektivitet: Të gjykojmë

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhru sërish sot për të përgatitur raportin paraprak të hetimeve. Kujtojmë që një ditë më parë u mbyllën hetimet për Kreun e Shtetit.

Kryetari i komisionit Alket Hyseni tha dje se ka prova në CD, që janë deklarata dhe postime të Metës, informacione nga institucione të ndryshe etj.

Meta refuzoi të shkontë në seancë dëgjimore, duke e cilësuar këtë veprimtarinë e kësaj strukture politike, ndërsa më herët është shprehur se nuk do të njohë asnjë vendim të Kuvendit, pasi sipas tij është ilegjitim.

Hyseni tha gjatë mbledhjes se është e nevojshme që gjykimi i të jetë objektiv, përtej emocioneve dhe bindjeve politike të anëtarëve të komisionit.

"Do të orientoja dike nga kolegët se mbi bazën e provave, pamjeve filmike, postimeve të ndryshme, reagimeve, bindjeve të ndryshme të gjykojnë mbi bazë të respektit të kushtetutës dhe të jemi sa më objektiv përtej emocioneve apo bindjeve politike të secilit nga ne", tha Hyseni.

Ndërkohë anëtarja Klotilda Bushka u shpreh se nuk ka nevojë për prova të reja, ndërsa theksoi se objekti është verifikimi dhe deklaratat e Presidentit Meta.

"Jemi në fazën ku nuk kemi më nevojë për prova të reja. Provat janë administruar para Komisionit. Jemi një komision hetimor që po diskutojmë mbi shkeljet e bëra të Presidentit nga 49 deputetë që kanë firmosur këtë nismë. Objekti i hetimit është hetimi dhe verifikimi nëse aktet e kryera dhe deklaratat e dhëna nga presidenti, gjatë fushatës dhe ditën e heshtjes zgjedhore dhe në 25 prill, nëse janë kundër kushtetutë", tha Bushka.

 

Të fundit