Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkarkimi i Metës/ PS: Kushtetuta nuk ka lënë vakum, provat janë. Çështjet që u diskutuan në Konferencën e Kryetarëve

Shkarkimi i Metës/ PS: Kushtetuta nuk ka lënë vakum, provat

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka dhënë detaje nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Ai tha për mediat se është miratuar kalendari dhe programi i punës si dhe kanë biseduar me përfaqësuesit e opozitës për disa çështje. Balla theksoi se puna kryesore do të lidhet me ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

“Ne kemi zhvilluar konferencën e parë të kryetarëve për këtë sesion, ku është miratuar kalendari, programi i punës. Kemi diskutuar me përfaqësuesit e opozitës lidhur me disa çështje që janë pjesë e kalendarit. Puna kryesore do të lidhet me ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore", tha Balla.

Ky i fundit u pyet edhe për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai u ndal te seanca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, që do të mbahet më 18 janar. Sipas Ballës, Kushtetuta nuk ka lënë vakum, ndërsa ka shtuar se provat për shkarkimin e tij janë.

“Më 18 janar zhvillohet një seancë e parë e Kushtetuese, ku pala në fjalë, që është Kuvendi, e njëjta shumicë që ishte në legjislaturën e kaluar ka përgjegjësinë që të shkojë në Kushtetuese dhe të mbrojë qëndrimin në fjalë. Kështu që një përfaqësi do të jetë në atë seancë për të paraqitur të gjitha provat e gjetura për shkarkimin e presidentit.

Ajo që ne kemi gjetur në raportin përfundimtar të komisionit janë fakte dhe prova që justifikojnë shkarkimin. Kushtetuta nuk ka lënë vakum në këtë aspekt. Në momentin e shkarkimit të presidentit, menjëherë kryetari i kuvendit ushtron kompetencat dhe kuvendi nis procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri. Proceduara është e qartë”, u shpreh Balla.

 

Të fundit