Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, kush

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Antikorrupsionit, Insidor Rexhepi.

Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Po ashtu, në vend të tij emërohet Skerdi Tushi.

V E N D O S I:

1. Z. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M PËR EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË     SË PËRGJITHSHME TË ANTIKORRUPSIONIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të kreut III, të vendimit nr.436, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin e funksionimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Të fundit