Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkarkohet zv.ministrja e Arsimit, kush e zëvendëson

 Shkarkohet zv.ministrja e Arsimit, kush e zëvendëson

Lirohet nga detyra zv,ministrja e Arsimit dhe Sportit Nina Guga me vendim të Këshilli i Ministrave. Po ashtu, në vend të saj u emërua Orjana Osmani. 

V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të  ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Znj. Nina Guga, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

***

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të                            ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:


Znj. Orjana Osmani emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

 

Të fundit