Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkeli masat anti-Covid, gjobitet me 5 milionë lekë ministri Blendi Klosi

Shkeli masat anti-Covid, gjobitet me 5 milionë lekë ministri Blendi
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit Blendi Klosi është gjobitur me 5 milionë lekë për shkelje të masave anti-Covid.

Klosi organizoi një aktivitet në kundërshtim me masat anti-Covid, ku grumbulloi shumë qytetarë.

Gjithashtu, policia ka ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë pronarin e lokalit me inicialet K. H., pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në kundërshtim me Aktin Normativ.

"Shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin B. K., përfaqësues i një subjekti politik, pasi ka organizuar një aktivitet duke grumbulluar persona, në kundërshtim me pikën 2 të nenit 3 të Aktit normativ Nr. 3 të datës 15.05.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin K. H., pronari i subjektit, pasi ka lejuar zhvillimin e këtij aktiviteti në subjektin në pronësi të tij, në kundërshtim me Aktin Normativ", thuhet në njoftim. 

Një ditë më parë u gjobit nga policia edhe ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, i cili kishte organizuar një takim me shumë persona në një lokal në Maliq.

Të fundit