Flash News

Ditari i Maxhorancës

'Shuplakë' pas fitores, Prokuroria nis verifikimin për kryebashkiakun e ri të PS

'Shuplakë' pas fitores, Prokuroria nis verifikimin për

Kristian Shkreli, rezultoi se në vitin 2021, kur ka qenë kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialiste, nuk ka deklaruar dëbimin e tij nga Italia në vitin 2007, në formularin e dekriminalizimit.

Në vitin 2023 ai ka deklaruar dëbimin, por pa dhënë arsyet e dëbimit, duke fshehur faktin se ai është dëbuar për kryerjen e një vepre penale.

Nga shkresa që ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, nga Prokuroria e Përgjithshme, mësohet se Drejtoria e Dekriminalizimit, ka nisur verifikimin e këtij shtetasi.

Ndërkohë për mosdeklarimin e dëbimit në vitin 2021 praktika i është përcjellë Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprën penale të falsifikimit të formularëve parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Shkreli është shpallur fitues në zgjedhjet lokale të dy ditëve më parë, ndërsa ka fituar 55.78 % të votave.

Kujtojmë që kanë qenë deputetët e partisë demokratike ata të cilët kanë kërkuar në 25 prill, verifikimin me urgjencë të kandidatit të PS në Vaun e Dejës.

Të fundit