Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shkresat zbuluan propagandën, Koçiu fajëson opozitën për vrasjen e gjyqtarit

Shkresat zbuluan propagandën, Koçiu fajëson opozitën

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu i është përgjigjur reagimeve të opozitës, e cila deklaroi se ka gënjyer hapur për përgjegjësinë e dikasterit të saj mbi vrasjen e paralajmëruar të gjyqtarit.

Koçiu etiketoi si “fajtor” për tragjedinë opozitën, që sipas saj, ka nxitur një situatë të tillë me gjuhën që ka përdorur ndaj magjistratëve.

Ministrja iu shmang përgjegjësisë duke deklaruar se Policia e Shtetit kishte kryer detyrën konform ligjit.

“Me qenë se ju dëgjova të gjithëve dhe keni merakun e njoftimit tim publick. Gjuha e përdorur duke më etiketuar si kur kam gënjtyer dhe mashtruar është totalisht në shkelje të gjithë përgjegjësisë që ka policia e shtetit. Ju e dini shumë mirë se nëse do kishte përgjegjësi një polic i shtetit sot do të ishte në arrest. Policia e shetit ka kryer veprimet e veta në përputheje të plota ligjore dhe kësaj i qendroj nga mëngjesi deri në darkë. Përgjegjësë për vrasjen nuk jam unë jeni ju, nga mëngjesi deri në darkë me këtë llojë gjuhe që përdorni, nuk me intimidon duke më treguar me gishtin”, tha Koçiu.

Por, përmes një shkrese që mban datën 02.11.2023, KLGJ i është drejtuar Policisë së Shtetit dhe për dijeni Ministrisë së Brendshme duke kërkuar shtimin e punonjësve të Policisë në ambientet e brendshme të gjykatave dhe sallave të gjykimit gjatë zhvillimit të seancave.

Policia e Shtetit, në përgjigjen e kthyer ka njoftuar se “aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore, për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor”.

Akuzat që opozita i drejton Koçiut lidhen pikërisht me indiferencën që Ministria e Brendshme ka treguar me alarmin e ngritur nga KLGj, edhe pse ministrja refuzon ta pranojë dështimin e sigurisë.

Të fundit