Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Shohim kacafytjet në PD”, Gjiknuri në Kongres: Cinikët e dinë pse PS ia ka dalë t’u bëjë ballë përplasjeve

“Shohim kacafytjet në PD”, Gjiknuri në Kongres:

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, i cili hapi fjalën në Kongresin e PS u është përgjigjur kritikëve se pse PS ia ka dalë t’u bëjë ballë përplasjeve të brendshme, duke iu referuar situatës në PD.

Sipas Gjiknurit, kjo ka ndodhur për shkak të kultivimit të kulturës së debatit.

“Shumë tek shikojnë shkërmoqjen e kacafytjet tek kundërshtarët pyesin si ka mundësi që PS pavarësisht debateve e përplasjeve ka dalë gjithmonë më e fortë se më parë.

Është shumë e thjeshtë të nderuar cinikë, mjafton të kultivosh kulturën e debatit dhe kultivimin e debateve.

Jo me pak se tre dekada më parë, të rinj intelektualë ndryshuan veten dhe partinë për të ndryshuar veten dhe partinë. Vullnetare dje, patronazhistë sot. Të gjithë sot jemi jo vetëm zgjedhja e vetme por e vetmja zgjidhje e Shqipërisë.

Ne kemi nevojë për një politikë njerëzore të cilën e ofron PS. Ne luftuan betejat tona dhe fituam beteja për Shqipërinë, duke u kthyer në burim besimi e garancie për zhvillim”, tha Gjiknuri.  

“Është koha që ne të riaktviziohemi në të gjitha strukturat e PS-së në Shqipëri. Vendimmarrja e sotme i hap rrugë procesit të rinovimit në çdo degë të PS-së. Është struktura organizative që e bën PS-në një parti moderne, jo vetëm për të fituar zgjedhjet por për të qenë një parti inovatore. Kërkohet përfshirje, përfshirje në politik-bërje”, u shpreh Gjiknuri.

Të fundit