Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Shohin foto me fotoshop", Rama 'këshillon' shqiptarët: Në Britani duhet të bësh dy punë, ose nuk ia del dot

"Shohin foto me fotoshop", Rama 'këshillon'

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për largimin e shqiptarëve, kryesisht drejt Britanisë. 

AI foli mbi fenomenin e largimit të shqiptarëve në podcastin e së shtunës ku të ftuar kishte britanikun Karl Roberts, ish-menaxher i TAP në Shqipëri, i cili tashmë jetën e tij e ndan mes Britanisë dhe vendit tonë.

Duke u ndalur te kostot e jetës mes Britanisë dhe Shqipërisë, për kryeministrin vendimet e shqiptarëve për të lënë Shqipërinë duhet të peshohen më gjatë pasi askund nuk është aq e lehtë sa duket.

Edi Rama: Është ende si lavjerrëse drejt ‘ikjes’. Sepse në xhep ke një telefon që shikon imazhet e bukura të Gjermanisë, Britanisë, aktorëve, makinave dhe thua po dua të iki. Por nuk është aq e lehtë sepse ka më shumë fotoshop sesa realiteti i një shqiptari që shkon atje. Duhet të bësh dy punë, përndryshe nuk ia del dot.

Sigurisht që në disa aspekte është mirë për fëmijët, por nuk është kaq e mirë edhe fëmijët. Koha e lirë për të shpenzuar me familjen është zero. Pra duhet vendosur në peshore, por megjithatë unë i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale.

Të fundit