Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shpallet kompania fituese për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, Rama: Ka flamur shqiptar, është e Behgjet Pacollit

Shpallet kompania fituese për ndërtimin e aeroportit të
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku përmes një konference të përbashkët për mediat bën me dije se është shpallur kompania fituese që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës.

Bëhet me dije se kompania fituese është një bashkim i kompanive të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction (Mabetex Group) (50%); YDA – Group (48%); 2A Group SH.PK (2%),  ku vlera e investimit është 103.966.030 Euro.

Rama tha se baza e këtij konsorciumi është kompania me flamur shqiptar e Behgjet Pacollit, të cilin u shpreh ai kemi mundësinë ta vendosim para përgjegjësisë së nderit në raport me popullin shqiptar. 

"Duke pasur një partner si Behgjet Pacolli, ne kemi mundësinë që ta vëmë para përgjegjësisë së madhe të nderit në raport me mbarë popullin, dhe të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së marrëdhënieve me kompanitë e huaja, që mund të jenë po kaq të mira, por në një moment të caktuar bëhen të ftohta, shurdhe, qorre përballë kërkesave që ti mund të kesh”, tha Rama.

Ndërkohë Balluku bëri me dije se ka pasur dy garues, por njëra prej kompanive nuk ka plotësuar asnjë kriter.

Të fundit