Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shpallja "non grata" e Berishës nga ShBA, vjen reagimi i parë nga mazhoranca

Shpallja "non grata" e Berishës nga ShBA, vjen reagimi i

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka reaguar i pari nga mazhoranca lidhur me shpalljen "non grata" të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit për shkak korrupsioni.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka përshëndetur vendimin e ShBA-së, teksa shkruan se është një ditë e bukur për demokracinë shqiptare.

Postimi i plotë:

PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS NDAJ SALI BERISHËS:

“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”
Sekretari i Shtetit
Antony Blinken

It is a beatiful day for the Albanian Democracy

Të fundit