Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shpërndan një thënie filozofike, Rama mesazh "të koduar" PD-së?

Shpërndan një thënie filozofike, Rama mesazh "të

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një citim nga filozofi Emil Cioran, e cila është marrë si një mesazh "i koduar" për PD, të cilën 31 vjetori i krijimit e gjeti të ndarë.

Në thënien e publikuar nga Rama, flitet për personat në majat e dëshpërimit që kapetnpas pasionit të absurdit si e vetmja forcë që mund të hedhë dritë mbi terrin e kaosit.

"Në majat e dëshpërimit, pasioni i absurdit është e vetmja forcë që mund të hedhë një dritë djallëzore mbi terrin e kaosit. Kur të gjitha arsyet - morale, estetike, fetare, sociale e me radhë - pushojnë së udhëhequri jetën e dikujt, si mundet ai të jetojë pa iu dorëzuar hiçasgjësë?

Vetëm duke u kapur pas absurdit, pas dashurisë për padobishmërinë absolute, duke dashuruar diçka që s'ka asnjë thelb por që simulon iluzionin e jetës. I bie të jetosh vetëm e vetëm sepse malet nuk qeshin dhe krimbat nuk këndojnë", shkruan ndër të tjera Rama.

Të fundit