Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria bëhet pjesë e sistemit europian të pagesave, ç'do të thotë për shqiptarët

Shqipëria bëhet pjesë e sistemit europian të pagesave,

Shqipëria është bërë pjesë e sistemit europian të pagesave.  

Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimit në “X”, ku shkruan se nga 1 janari dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare.

“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.
Shqipëria u bë sot pjesë e sistemit unik europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha dërgesat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri apo anasjelltas, nuk do të kenë më kosto financiare duke nisur nga 1 janari 2025

Miliona e miliona EURO të kursyera nga detyrimet mbi dërgesat, falë rritjes së besimit tek Shqipëria dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt majës së anëtarësimit në BE”,-shkruan Rama.

Të fundit