Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria blen anti-tank Javelin, konfirmon Peleshi: Nuk ka kërcënim. Të mos krijojmë panik, na mbron NATO

Shqipëria blen anti-tank Javelin, konfirmon Peleshi: Nuk ka

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka konfirmuar se Shqipëria është pjesë e vendeve që do të armatoset me sistemin antitank ‘Javelin’.  Nga Pogradeci, ministri sqaroi për gazetarët se kjo masë ka ardhur në kuadrin e modernizimit të Forcave të Armatosura.

“Është në kuadrin e modernizimit të forcave tona të armatosura, rritjes së kapaciteteve tona, të plotësimit te objektivave të kapaciteve.

Sistemi raketor antitank që po prodhohet nga kompania amerikane më e madhja në botë e industrisë ushtarake, është e vërtetë që ne kemi porosinë tonë aty si pjesë e gjithë rrugëtimit tonë, forcimit, forcave të armatosura, modernizimit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së vendit tonë.

Nuk ka kërcënim, mos krijojmë panik, ne jemi në Nato, na mbron neni 5 i traktatit të Natos, hapësira e Natos është e paprekshme por natyrisht ne do të ndjekim ritmin e NATO-s për tu forcuar si pjesë e një aleance defensive”, tha Peleshi.

Të fundit