Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria do strehojë 4 mijë afganë, Rama për CNN: Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin?

Shqipëria do strehojë 4 mijë afganë, Rama për CNN: Si

Kryeministri Edi Rama foli në një intervistë për CNN lidhur me ardhjen dhe strehimin e afganëve në Shqipëri. Rama theksoi se afganëve duhet t’iu ofrohet strehë në një moment të tillë kaotik.

Kryeministri tha se populli shqiptar ka qenë 30 vite më parë në të njëjtën pozitë si afganët dhe strehimi i tyre nuk duhet të shihet mbi bazën e besimit apo ngjyrës.

“30 vite më parë kemi qenë ne afganët për vëllezërit tanë italianë, kështu që askush më mirë se ne e kupton situatën e tyre. Kur nuk je shumë i pasur, kujtimet janë shumë të pasura. Nuk bëhet fjalët për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz, duhet t’iu japim strehë në një moment krize të thellë. Nuk mendoja për artin kur dola në rrugë për të kërkuar ndryshimin e regjimit. Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin? Si mund t’u mbyllim dyert atyre në një kohë si kjo, kur vendin e ka përpirë lufta?”, u shpreh Rama për CNN.

Rama shtoi se afro 4 mijë afganë pritet të strehohen në vendin tonë.

“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama.

 

Të fundit