Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria do të marrë 30 mln euro kredi nga Italia për të blerë avionë

Shqipëria do të marrë 30 mln euro kredi nga Italia për

Pas dy satelitëve, të cilë i kushtun shtetit shqiptar 6 milionë dollarë, do të blihen avionë dhe mjete të tjera për mbrojtjen civile.

Këto të fundit do të blihen me anë të një kredie, që shteti shqiptar do të marrë nga ai italian. Lajmin e bëri me dije vetë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një aktivitet.

Peleshi shtoi se do të zgjidhen marka nga Kroacia dhe Mali i Zi dhe do të cilësohen si zgjidhje inteligjente.

“Një kredi 30 milionë euro do të merret nga Italia për zjarrfikësit dhe për mjete të tjera. Parashikojmë që të shtojmë flotën e mjeteve ajrore, me dy avionë. Janë disa mjete modeste në kosto dhe të përshtatshme. E për më tepër, çështja e mirëmbajtjes është ajo që na shkakton probleme ndaj po zgjedhim disa marka me vende si Kroacia apo Mali i Zi dhe të kalojmë tek ajo që quhet, zgjidhje inteligjente”, tha Peleshi.

Të fundit