Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria do të përdoret si rrugë për të furnizuar Europën me gaz, Rama shkon në Azerbajxhan

Shqipëria do të përdoret si rrugë për të furnizuar

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Azerbajxhanit, ku është takuar me presidentin Ilham Aliyev. Rama ka qenë i shoqëruar nga ministret Mirela Kumbaro dhe Belinda Balluku.

Fokusi i vizitës ka qenë kriza energjitike, për të cilën pak javë më parë presidenti Aliyev ishte disa javë më parë në Tiranë.

“Me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falënderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë”, shkruan Rama në Facebook.

Europa ka kthyer sytë nga Azerbajxhani, për faktin se ka rezerva të konsiderueshme nafte dhe gazi natyror, diçka që i mungon për shkak të sanksioneve kundër Rusisë.

Gjatë vizitës në Tiranë, Aliyev tha se “po planifikojmë të dyfishojmë vëllimin e gazit për Evropën. Ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë dhe do të japë një kontribut shtesë për Shqipërinë”.

Të fundit