All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria emeton eurobondin prej 650 mln euro, synon të mbulojë defiçitin buxhetor. Ministrja: Interesat janë në nivelin më të ulët

All - Paragraf - 1

Shqipëria emeton eurobondin prej 650 mln euro, synon të mbulojë

Shqipëria ka emetuar eurobondin prej 650 milionë euro. Transaksioni është kryer ditën e djeshme, ka bërë me dije ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delinda Ibrahimaj.

All - Paragraf - 3

Kjo e fundit tha se maturimi është 10 vjet, më i larti krahësuar me dy të parët që janë marrë në vitet 2018 dhe 2020.

Në konferencën për mediat, ministrja u shpreh se në këtë moment në tregje ka qenë norma më e ulët e interesit, duke e cilësuar si momentin më të mirë për marrjen e eurobondit.

"Eurobondi u emetua me vlerën 650 milionë euro dhe me një afat maturimi 10 vjeçar. Kuponi i eurobondit ishte 3.5 %, ndërkohë që norma e interesit afatgjatë ishte 3.75 %.

Ky eurobond pritet të maturohet në muajin nëntor të vitit 2031. Krahësuar me dy të fundit, ky eurobond ka maturim të më lartë. Likuditeti në këtë moment në tregje është i lartë dhe normat e interesat janë në nivelin më të ulët historik.

Në muajt që vijnë parashikohet që normat e interesit të rriten. Ky ishte momenti më i mirë për të dalë në treg", tha ministrja.

Kujtojmë që ky eurobond u mor, pasi shpenzimet për vitin 2022 llogariten më të larta se të ardhurat. Defiçiti i krijuar synohet të mbulohet me marrjen e eurobondit.

Ky i fundit ka shkaktuar debat. Kritika kanë ardhur nga opozita dhe ekspertë të ekonomisë, të cilët argumentojnë se marrja e eurobondit do të rrisë borxhin publik në nivele shqetësuese.

 

Të fundit