Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria bën 'copy/paste': ‘OK’ anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Shqipëria bën 'copy/paste': ‘OK’

Shqipëria i ka dhënë zyrtarisht dritën jeshile anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Ka qenë ministrja e Jashtme,  Olta Xhaçka  ajo e cila ka bërë të ditur vendimin e marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

“Dhamë zyrtarisht dakordësinë tonë për zgjerimin e Aleancës dhe përfshirjen në të të këtyre dy vendeve. Këto protokolle do të kalojnë më pas për ratifikim në Kuvend dhe kur kjo procedurë ratifikimi të jetë kryer në parlamentet e të 30 vendeve anëtare të NATO, por edhe nga parlamentet e vetë Finlandës dhe Suedisë, do të bëhet i mundur pranimi i tyre de jure në Traktatin e Atlantikut të Veriut’, tha Xhaçka.

Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO, pas agresionit rus në Ukrainë.

 

 

Të fundit