Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Shqipëria ka numrin më të lartë të mjekëve të humbur në botë", ish-ministri i Shëndetësisë: T`i mbledhim forcat dhe t`i mbrojmë

"Shqipëria ka numrin më të lartë të mjekëve

Ish-Ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, në një intervistë për News-24 ka thënë se duhet bërë gjithçka që brenda ditëve të para të janarit 2021, të  nisë vaksinimi i personelit mjekësor. Sipas tij, përndryshe gjendja do të shkoj më keq. Gjithashtu, Shehu ndarjen nga jeta të mjekut anestezist Mihal Kerci, e ka cilësuar  si një të dhënë të trishtë, ku është shprehur duke thënë se  situata është serioze në Shqipëri ku Shqipëria ka numrin më të lartë të mjekëve të humbur në botë, në krahasim me numrin e mjekëve që kemi."Shqipëria ka numrin më të lartë të mjekëve

“Kjo është një e dhënë shumë e trishtë, me të cilën po ballafaqohemi. Deri ditën që u shtrua në spital, që u rëndua, kam komunikuar me Mihalin, takohesha e bisedoja me të. Po përgatiteshim për ca hapa shumë të rëndësishëm të Shoqatës së Anestezistëve Shqiptarë, për vjeshtën që vjen, pikërisht për përballjen me virusin. Situata është serioze dhe Shqipëria ka numrin e mjekëve të humbur më të lartë në botë, në krahasim me numrin e mjekëve që kemi. Jemi në vendet ku numri i mjekëve të humbur ka arritur në nivele tragjike.

Punonjësit shëndetësorë po punojnë, duke sakrifikuar gjithçka. Kjo duhet të na bëjë të përkulemi me respekt para punës së tyre. Duhet të mbledhim të gjitha forcat tona për t’i mbrojtur, që ata të jenë më të sigurt, pasi kjo bën që edhe qytetarët të jenë të sigurt. Duhet të ketë masa të plota mbrojtëse sistemi shëndetësor. Brenda ditëve të para të janarit duhet të nisë vaksinimi i personelit mjekësor, ashtu siç do të ndodhë në vendet e tjera të BE. Duke qenë të sigurt mjekët, janë më të sigurt edhe qytetarët. Kjo është një gjë e domosdoshme, që duhet bërë, ndryshe gjërat do të shkojnë më keq”, theksoi Shehu.

Të fundit