Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Shqipëria me rritjen më të madhe në rajon”, Ahmetaj ‘cungon’ raportin e Bankës Botërore: 1/3 e popullsisë jeton në varfëri

“Shqipëria me rritjen më të madhe në rajon”,

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj deklaroi se Shqipëria ka pësuar rritjen më të madhe në rajon, duke iu referuar raportit të publikuar një ditë më parë nga Banka Botërore.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend dhe duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për nivelin e varfërisë dhe papunësisë në vend, Ahemtaj thotë se në Shqipëri vendet e punës u rimorën për shkak edhe të elasticitetit të tregut, si dhe falë mbështetjes së qeverisë.

U thua shqiptarëve se u varfëruan, por kursimet e vogla janë rritur. Po ashtu rritet kredia për herë të parë deri 7 %. Duhet thënë se kemi edhe rritje ekonomie. Ka dalë raporti i Bankës Botërore. E konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon, falë punës, masave për sipërmarrjen, të cilën e mbështetëm.

I kemi rimarrë të gjitha vendet e punës. Humbi gjithë Europa vende pune. Por në Shqipëri vendet e punës u rimorën për shkak edhe të elasticitetit të tregut, por edhe asaj që bëjnë sipërmarrësit apo edhe mbështetjes së qeverisë.

Fakt ky që theksohet edhe nga BB. 50 mijë vende pune janë shpëtuar nga mbështetja që kemi dhënë, 283 mijë qytetarë kanë përfituar, 5 % e prodhimit të brendshëm bruto”, deklaroi Ahmetaj.

Por, në të vërtetë raporti i BB thekson se Shqipëria po përjeton rritjen më të lartë ekonomike në Rajon, por në të njëjtën kohë vendi ka një të tretën e popullsisë që jeton në varfëri relative me më pak se 5 dollarë në ditë.

Sipas Bankës Botërore, këtë vit 30.8 % e popullsisë jeton në varfëri dhe fenomeni do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2023, ku 29.3 % e popullsisë së vendit do të jetojë me pak se 5 dollarë në ditë.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 17.9% në tremujorin e dytë të vitit 2021, por numri i të punësuarve në të njëjtën periudhe ishte 33 mijë më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Sipas matjeve të Bankës Botërore Shqipëria ka nivelin më të lartë varfërisë në Rajon. Kosova e cila renditet e dyta e ka varfërinë në nivelin 24.4 %, Serbia renditet e treta me 19.8%, Maqedonia me 17.9% dhe Mali i Zi me 16%.

Të fundit