Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria merr kredi nga Italia, 90 milionë euro për rrjetin e energjisë elektrike

Shqipëria merr kredi nga Italia, 90 milionë euro për rrjetin e

Shqipëria do të marrë 30 milionë euro kredi nga Italia fqinje që do të shërbejë për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike. Lajmi e dha zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në vendimin e fundit të Këshillit të Ministrave.

Ahmetaj tha e kredia në fjalë është pjesë e angazhimit të qeverisë italiane në kredinë 90 milionë euro që do të pasohet me 30 milionë euro për bujqësinë dhe 30 milionë euro për emergjencat civile.

“Unë do të ndaja me qytetarët kalimin e një vendimi të rëndësishëm në raport me sektorin e energjisë. Sapo kaluam një draft marrëveshje që ka marrë formën e marrëveshjes me Italinë, ka të bëjë me atë angazhim të qeverisë italiane në raport me konferencën e donatorëve për rindërtimin, i dedikohet një shumë prej 30 mln eurosh përmirësimit të rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë.

Është pjesë e angazhimit prej 90 mln euro kredi të qeverisë italiane dhe do të pasohet me javët që vjen me një 30 mln kredi në sektorin e bujqësisë dhe një 30 mln euro tjetër që ka të bëjë me emergjencat civile e dedikuar për pajisjet e vjetërsuar të flotës së emergjencave civile”, tha Ahmetaj.

 

Të fundit