Flash News

Ditari i Maxhorancës

Trump fton Shqipërinë në Bordin e Paqes? Rama vetëlavdërohet: S'mund të jem më krenar për arritjet e mia

Trump fton Shqipërinë në Bordin e Paqes? Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi me entuziazëm ndaj ftesës nga presidenti amerikan Donald Trump të deklaruar nga kryeministri, për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama lavdëroi punën e vet për të ngritur profilin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Ai vazhdoi duke theksuar se nuk mund të jetë më krenar për arritjet e veta dhe rolin personal në konsolidimin e marrëdhënieve me SHBA-të, duke u shprehur se ftesa e Trump është një vlerësim i drejtpërdrejtë për të dhe për punën e tij personale.

REAGIMI:

SHUMË I NDERUAR NGA FTESA PERSONALE E PRESIDENTIT TRUMP, PËR TA PËRFAQËSUAR SHQIPËRINË NË BORDIN E PAQES, NJË ORGANIZATË E RE NDËRKOMBËTARE E IDEUAR PREJ TIJ, KU SHQIPËRIA FTOHET SI ANËTAR THEMELUES, DUKE NGJITUR KËSHTU NDËRKOMBËTARISHT NJË TJETËR MAJË KREJT TË PAIMAGJINUESHME VETËM DERI PAK VITE MË PARË.

NUK MUND TË JEM DOT MË KRENAR PËR SHQIPËRINË, PËR GJITHÇKA KEMI BËRË NË KËTO VITE DUKE E KTHYER NË NJË SHQIPËRI TJETËR, TË DINJITETSHME E TË RESPEKTUAR BOTËRISHT SI ASNJËHERË, E PADISKUTIM EDHE PËR NIVELIN KU E KEMI NGRITUR MARRËDHËNIEN E PARTNERITETIT TONË STRATEGJIK ME SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS, DUKE U FTUAR ME NJË RESPEKT E VLERËSIM KREJT TË POSAÇËM NGA PRESIDENTI DONALD J. TRUMP, PËR T’U BËRË PJESË E NJË BORDI NDËRKOMBËTAR TË KRIJUAR E KRYESUAR PREJ ATIJ VETË DHE PËR TË PUNUAR SË BASHKU ME TË.

THANK YOU MR.PRESIDENT

GOD BLESS ALBANIA AND THE UNITED STATES

Të fundit