Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria nis mandatin si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, flamuri kuqezi rreshtohet krah 14 shteteve të tjera

Shqipëria nis mandatin si anëtare e Këshillit të Sigurimit

Shqipëria nga 1 janari i këtij viti u ul si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sot, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ceremonia e vendosjes së flamurit të vendit tonë.

“Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB. Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës”, shkruan Rama.

Shqipëria është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën kohore 2022-2023.

Ky këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar.

Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve


 

Të fundit