Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria nis mandatin në KS/ Rama: Historike! Ne s’mund të sjellim fuqi, por jemi të angazhuar për paqe

Shqipëria nis mandatin në KS/ Rama: Historike! Ne s’mund të

Shqipëria ka nisur mandatin në Këshillin e Sigurisë. Kryeministri Edi Ram aka mbajtur fjalën e rastit në pritjen e organizuar nga OKB. Ai e ka cilësuar këtë një ngjarje historike dhe aspiratat e vendit. Rama solli në vëmendje edhe pozicionin e Shqipërisë gjatë kohës së diktaturës.

“Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë, që shënon edhe një tjetër gur themelor në rrugën tonë të transformimit për të përmbushur aspirata tona si komb dhe për të kontribuar që ta bëjmë botën një vend më të mirë për ne dhe për të gjithë.

Shqipëria ishte një bunker në terr. Për thuajse gjysmë shekulli, ajo u zvarrit nën një nga regjimet komuniste më shtypëse në Europë, që e bëri vendin tonë, më duhet ta them, Korenë e Veriut të Europës”, u shpreh Rama.

Ky i fundit u ndal edhe te sfidat që ka Shëipëria si anëtare e Këshillit të Sigurisë. Rama u shpreh se Shqipëria nuk synon t’i sjellë KS-së fuqi, duke theksuar se këtë e gëzon, por vlerat që duhen punën e përbashkët për paqen.

“Këshilli i Sigurimit është krijuar për te ngritur zërin e për të ndërhyrë në shërbim të këtyre vlerave, kur ndodhin shkelje flagrante. Për ne, sfida është sesi Këshilli mund të ndërhyjë në një mënyrë inteligjente, reflektuese dhe në kohë, për të parandaluar masakrat, për të ndalur konfliktet dhe për të garantuar paqe e siguri të qëndrueshme.

Askush nuk dyshon në fuqinë e Këshillit të Sigurimit. Sfida jonë është ta bëjmë të drejtë atë çka është e fortë dhe ta bëjmë të fortë atë që është e drejtë. Për një organizëm kaq të fuqishëm sa Këshilli, të mos jetë i drejtë nuk mund të jetë alternativë, ndaj duhet të bashkohemi me drejtësinë, pasi nuk do të ketë paqe pa drejtësi.

Kështu, mendimi ynë është se Këshilli i Sigurimit duhet të kërkojë arritjen e paqes dhe sigurisë, por edhe vendosjen e drejtësisë, llogaridhënies. Përmes llogaridhënies do të mund të shkojmë drejt pajtimit, që çimenton paqen e qëndrueshme.

Kjo është edhe detyra për një vend te vogël si i imi. Ne nuk i sjellim fuqi materiale Këshillit të Sigurimit, së paku, jo tani, por nuk është fuqia ajo çka i mungon Këshillit të Sigurimit.

As nuk është vetëm fuqia ajo që i duhet Këshillit për të zgjidhur sfidat më të ngutshme sot ndaj paqes dhe sigurisë në botë. Ne jemi angazhuar të sjellim zërin, vlerat dhe normat tona në punën e përbashkët të Këshillit të Sigurimit, si kontribut për paqen. Ne dëshirojmë të ndajmë me të tjerët përvojat e jetuara, mësimet e marra”, deklaroi Rama.

 

Të fundit