Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Shqipëria qëndron pranë Kosovës nëse do të përdoren armët”, ç’po paralajmëron Rama

“Shqipëria qëndron pranë Kosovës nëse do të

Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë se Shqipëria do të qëndrojë krah Kosovës nëse shteren opsionet diplomatike dhe fillojnë të përdoren armët.

Në një intervistë për ATV në Kosovë, Rama tha se ai lutet që opsioni i përdorimit të armëve të mos vijë kurrë, por që, sipas tij, nëse ndodh padyshim se Shqipëria do të qëndrojë me Kosovën.

As nuk diskutohet se Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë pranë Kosovës në çdo rast nevoje edhe nëse, mos e dhëntë Zoti, gjërat shkojnë në pikën ku në mes nuk është më fjala, por armët”.

I pyetur nëse Kosova sulmohet si do të reagojë Shqipëria, Rama është përgjigjur, se Kosova nuk është vetëm.

Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk është një entitet gjeografik që ka lidhje speciale me Kosovën dhe çdo sulm mbi Kosovën është sulm mbi Shqipërinë, por nga ana tjetër Kosova nuk është vetëm dhe ka aleatë strategjikë pa të cilët nuk mund të ekzistonte si shtet. Për këtë arsye duhet të mendojmë për peshën e aleatëve të Kosovës”, ka deklaruar Rama.

 

Të fundit