Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria sërish në karantinë, Spiropali: Ka shanse të mbyllet

Shqipëria sërish në karantinë, Spiropali: Ka shanse të

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nuk e mohon se Shqipëria mund të përballet me një mbyllje të dytë nga covid-19.  

E ftuar në ‘Zonë e lirë’, ministrja thotë se ka shanse minimale, por këtë e vendos Komiteti i Ekspertëve

“Shanset janë minimale, por do mundohemi ta mbajmë Shqipërinë hapur. Këtë e vendos Komiteti i Ekspertëve,” tha Spiropali.

E pyetur nëse do të shtyhen zgjedhjet e 25 prillit pavarësisht koronavirusit, ajo e hodhi poshtë një gjë të tillë.

“Mos u shqetësoni, zgjedhjet do të jenë në 25 prill. Mezi po presim zgjedhjet, ne i duam dhe do t’i bëjmë më 25 prill. Asnjë vend nuk po i shtyn zgjedhjet.

Maqedonia, Amerika, të gjitha vendet që kanë pasur probleme me këtë punë, nuk i kanë shtyrë. Pritet që situata me Covid-19 të përmirësohet deri në prill”, tha Spiropali.

Të fundit