Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqipëria si destinacion “Covid-free”, qeveria jep 100 mln lekë për të promovuar turizmin

Shqipëria si destinacion “Covid-free”, qeveria jep 100 mln
Foto ilustruese

Qeveria ka vendosur të shtojë fondin për promovimin e turizmit në Shqipëri. Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave, qeveria ka shtuar një fond prej 100 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i turizmit”.

Vendi do të promovohet si një destinacion mikpritës "Covid-free". Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit  përcaktuar për këtë vit.

Ky vendim vjen në prag të sezonit turistik dhe qeveria ka bërë me dije se vera do të jetë e lehtësuar sa i përket kufizime në kuadër të pandemisë.

Shqipëria si destinacion “Covid-free”, qeveria jep 100 mln

Të fundit