Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Shqiptarët kriminelë”/ Rama për Sky News: Po pres që sekretarja britanike të kërkojë falje

“Shqiptarët kriminelë”/ Rama për Sky News: Po pres

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për medien britanike, Sky News ku ka folur për çështjen e emigrantëve.

Ai ka deklaruar se është në pritje të ndjesës nga ana e Sekretares së MB, pasi Suella Braverman i quajti shqiptarët “pushtues” që kanë rritur kriminalitetin. Më tej, Rama tha se deklaratat e saj kanë qëllime elektorale.

“Në politikat e ditëve të sotme nganjëherë këto gjëra mund të ndodhin, por ajo që më shqetëson më shumë është se nuk kërkohet falje. Është një mënyrë e ekzagjeruar e të shprehurit. Kjo është ajo që më shqetëson. Kjo do të thotë se ka një kalkulim, ku ti vërtetë po flet për disa votues, që të dëgjojnë atë, pasi ti do votën e tyre”, u shpreh Rama.

Ky i fundit është munduar ta sfumojë shqetësimine  autoriteteve britanike. Rama i ka akuzuar se kanë dështuar me politikat e tyre për frenimin e emigrantëve. Gjithashtu ka deklaruar se Britania po ushqen ksenofobinë. Sipas Ramës, emigrimi i shqiptarëve është një trend historik dhe jo përgjegjësi e qeverisë shqiptare.

Të fundit