Flash News

Ditari i Maxhorancës

Shqyrtohet mandati, avokati i Xhaçkës: Nuk ka përfituar asnjë pasuri shtetërore

Shqyrtohet mandati, avokati i Xhaçkës: Nuk ka përfituar

Është mbledhur sot Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar mandatin e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, kërkesë kjo nga deputetët demokratë të cilët e akuzojnë se përfiton tokë shtetërore pas statusit të investitorit strategjik.

Ministrja nuk ka qenë e pranishme në mbledhje, por është përfaqësuar nga avokati i saj Genc Çifligu. Ky i fundit tha se Xhaçka nuk ka përfituar asnjë pasuri shtetërore në kohën që ka ushtruar detyrën e saj dhe se kompania e bashkëshortit të ministres, nuk rezulton të burojë nga pasuritë e shtetit apo pushtetit vendor.

Në kushte të tilla, pohoi avokati, Kuvendi nuk ka të drejtë ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Rezulton se Xhaçka nuk ka përfituar asnjë pasuri të shtetit gjatë gjithë kohës që ushtrimit të punës së saj. Gjykata Kushtetuese ka juridiksionin, vetëm kur konstatohen shkeljet. Sikurse e thamë, detyra e Këshillit është të verifikojë nëse mocioni i plotëson kriteret. 2 pyetje: A po ushtron ministra veprimtari që po burojnë nga shteti. A ka fituar ndonjë pasuri ministrja nga shteti? Në përgjigje të këtyre pyetjeve rezulton se deputetja nuk ka ushtruar vetë ndonjë veprimtari fitimprurëse që buron nga shteti. 

Nuk është shoqëria që zotërohet nga bashkëshorti i Xhaçkës i ka njohur të drejtën e përdorimit. Në vështrimin e dispozitës, veprimtaria fitimprurëse nuk rezulton e përfituar nga shteti. Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa për heqjen e mandatit mund të dërgohet vetëm kur bëhet fjalë për vetë deputetin, kur ai është përfitues. Duhet të bëhet një verifikim nga ana formale duke marrë parasysh edhe vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se nëse nuk është vetë deputeti që përfiton atëherë ajo nuk ka juridiksion që ta shqyrtojë një kërkesë të tillë. 

Gjykata Kushtetuese nuk ka kryer një interpretim të situatës konkrete. Nuk provohet fakti se janë kryer veprimtari përfituese. Kuvendi nuk ka të drejtë ta dërgojë në gjykatën Kushtetuese. Në këtë kuptim nuk është shoqëria, kuotat e të cilës zotërohen nga bashkëshorti i deputetes Olta Xhaçka, ajo të cilës Këshilli i Ministrave me vendimin e tij nr 137 datë 2.3.2022 i ka njohur të drejtën e përdorimit, por është një subjekt tjetër të ketë përfituar  të drejtën e përdorimit të bregut të detit në këtë plazh.

Pra në rastin konkret veprimtaria fitimprurëse e bashkëshortit të deputetes nuk rezulton të burojë nga pasuritë e shtetit ose e pushtetit vendor”, u shpreh avokati.

Të fundit