Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Është bërë si RTSH-ja", Rama i dorëzuar: Ministria e Jashtme, një dështim

"Është bërë si RTSH-ja", Rama i dorëzuar:

Kryeministri Edi Rama ka pranuar hapur dështimin e Ministrisë së Jashtme, duke e krahasuar atë me RTSH-në dhe duke e cilësuar një strukturë të pareformuar dhe jashtë realitetit.

Rama u shpreh se edhe përpjekjet ligjore të ndërmarra deri më sot kanë qenë thjesht “makijazh”, pa sjellë ndryshimin e nevojshëm, ndërsa diplomacia shqiptare, sipas tij, nuk i përgjigjet sfidave të kohës, as rolit gjithnjë e më të rëndësishëm të diasporës.

"Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë.

Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë.

Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, tha Rama.

Të fundit