Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Është një mizë përballë meje", kë po sulmon Veliaj nga Tik-Toku i ndaluar nga Rama

"Është një mizë përballë meje", kë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet prej 4 muajsh në qelitë e paraburgimit në Durrës ka postuar në rrjetet sociale sërish duke mos kursyer notat kërcënuese.

Ndërsa ka zgjedhur platformën Tik Tok të bllokuar me vendim qeverie para zgjedhjeve, Veliaj thumbon në dukje personazhin anonim që e denoncoi në SPAK, kurse ky i fundit e akuzon për korrupsion dhe pastrim parash. 

Në një video të postuar në këtë rrjet social, Veliaj thumbon personazhin anonim që e denoncoi në SPAK dhe si pasojë e hapjes së hetimeve, tashmë ndodhet me arrest me burg nga GJKKO.

“Rosaku që po mbaj në dorë quhet Nesti A. Është i vogël, qesharak, i zhurmshëm por përballë meje duket si mizë”, shkruan Veliaj.

“S’jam i habitur që kundërshtarët e mi, me veç një certifikatë lindjeje dhe hidhërim brezash, nuk flenë dot nga ca video në TikTok. Rrini të tërbuar dhe mos u qetësoni kurrë”, shton ai.

Shiko videon: (https://vm.tiktok.com/ZMSy9v8Tq/)

"Është një mizë përballë meje", kë

Të fundit