Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Është për të qarë me oi", Rama ironizon kandidatët e opozitës: Kurrë nuk është parë kjo tablo krushqish

"Është për të qarë me oi", Rama ironizon
Kryeministri Edi Rama

Gjatë prezantimit që i bëri skuadrës së Partisë Socialiste për 25 prillit, kryeministri Rama ka sulmuar sërish kandidatët për deputetë të opozitës së bashkuar. Ai tha se askush përveç PS nuk mund ta bëjë Shqipërinë një vend më të mirë.

“Kush mund t’i fitojë betejat që i duhen Shqipërisë nëse jo ne?! Kush mund ta çoje këtë vend më tej përpara përveç nesh? Kush? Cili, cila? Shqiptarët që si ka lënë mendja, veshjet peng me fajde tek Monika, apo tek Saliu e Iliri. Sot kanë nxjerrë para një dhëndër, janë nisur për dasme, me kalastrenat e Dukës, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Dules, me preshin e Tritanit, kasetat e Salianjit, apo gërnetat e Mesilës. Kurrë që në historinë e saj, Shqipëria nuk e ka parë këtë tablo krushqish.

Kam frikë se do ta çojnë nga varrin Çeço Musarajn, ta hedhë në gjyq Lulin për të drejtën e autorit. ‘Kapella, kapella’, tani mu kujtua Grida, krushka nga Kavaja. Karvanin e mbyll Paloka, me barkun ku i nxjerr kudo bardhaku", tha ai.

Kryeministri ka ironizuar programin e PD për zgjedhjet e 25 prillit.

"Është për të qartë me ‘oi’ se ku u katandis pas 30 vitesh PD. Po kur thonë “Shqipëria fiton!”. Oh zot po me kë fiton? Me kë? Me kë fiton?"-tha Rama.

Dy ditë më parë partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit, zyrtarizuan listat dhe i dorëzuan ato në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

Të fundit